Kontesti i emrit, Ahmeti: Pjesë e kontestit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se pjesë e kontestit të emrit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, por është problemi me komunitetin maqedonas, sipas tij, me këtë marrëveshje gjërat janë definuar dhe kanë rënë në vendin e duhur. Ahmeti tha se shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë.

“Më duket se e kam deklaruar njëherë se problemi sa i takon kontestit të emrit nuk është problem me shqiptarët, por problem i komunitetit  maqedonas, kështu që pjesë e kontestit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se me këtë marrëveshje gjërat janë definuar dhe kanë rënë në vendin e duhur. Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë”,- tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.