Të paguhet taksë administrative për dokumentet e nevojshme për aplikimin në thirrjen për mbështetjen pa interes të firmave të publikuar dje, ndërsa Banka zhvillimore t’i sigurojë në mënyrë elektronike, sipas detyrës zyrtare, të ulen shpenzimet plotësuese, koha dhe rreziku për shëndetin e kontabilistëve.
Kjo është një nga kërkesat të cilat i porositi sot Oda e Kontabilistëve të Maqedonisë.
Oda në konferencë për medie paralajmëroi se gjendja në këtë sektor po bëhet alarmante sepse një numër i madh i kompanive për të cilat po bëhen shërbime kontabiliste, paralajmërojnë mbylljen e bizneseve të tyre.
Sipas të dhënave të deritanishme, siç ishte thënë, për janar dhe shkurt është evidentuar rënie e qarkullimit mes 15 dhe 20 për qind, ndërsa deri më 11 mars ka kompani të cilat punojnë me punëtorë të larguar nga puna dhe të cilët shënojnë rënie të qarkullimit deri madje 40 për qind.
“Masa për mbështetje duhet të sillen menjëherë. Propozojmë prolongimin e afateve për dorëzim të raporteve tatimore dhe raporte të tjera 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kthim të TVSH-së së paguar nga ana e shtetit të ulet prej 30 në 20 ditë, heqjen e detyrimit për pagesë së paradhënieve mujore të tatimit të fitimit, ndërsa fitim nëse ka ta paguajnë kompanitë rregullisht vitin e ardhshëm. E njëjta të vlejë edhe për tatimin e të ardhurave personale për veprimtaritë e prekura për vitin 2020 me çka përmirësohet likuiditeti dhe sigurohet në fund të vitit -tatimin ta paguajnë në bazë të rezultatit real, i cili për shkak të pandemisë do të jetë më i ulët nga ai i vitit 2019, ndërsa i cili merret si bazë për llogaritje të paradhënieve”, theksoi kryetari i Odës, Dragan Mitkovski dhe bëri thirrje, ata që munden, para kohe të paguajnë tatim të fitimit.
Sipas tij, nevojitet edhe heqje e plotë e të gjitha pagesave të interesit, jo vetëm ulje të tyre, servisim të borxhit në bazë të të gjitha tatimeve në 12 muajt e ardhshëm pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai informoi se në Odën e Kontabilistëve vijon aksioni për grumbullimin e mjeteve me të cilat do të sigurohen preparate higjienike, maska për mbrojtje dhe doreza, të cilat do të dhurohen për disa kategori të ndjeshme. Anëtarët e Odës janë në dispozicion të institucioneve shëndetësore për ndihmë pro-bono, veçanërisht për analizë të luhatjeve në ekonomi dhe përgatitjen e planit aksional.
Aleksandra Andreeva, anëtare e Bordit Drejtues të Odës së Kontabilistëve, tha se në kushte kur të gjitha ekonomitë botërore për disa muaj i shtyjnë afatet për dorëzimin e raporteve të taksave dhe raporte të tjera që të ulet lëvizja e njerëzve dhe shkëmbimi (kontakti) me dokumente, kontabilistët në vendin tonë përballen me shtyrje për vetëm disa ditë, si dhe me publikimin e një vendimi të tillë eventual një ditë para skadimit të afatit.
Oda kërkon, gjatë sjelljes së masave, Qeveria dhe institucionet kompetente t’i kenë parasysh edhe kontabilistët të cilët bartin pjesën më të madhe të barrës në zbatimin e masave në praktikë.