Konkursi në vlerë prej 3 mijë deri 6 mijë denarë do të jetë i hapur për nxënësit deri më 20 tetor

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në lidhje me rastin e Ditës botërore të kursimit (31 tetor) ka organizuar Konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, konkurs i cili do të jetë i hapur deri më 20 tetor. Në këtë konkurs planifikohet ndarja e çmimeve në vlerë prej 3 mijë deri 6 mijë denarë për 15 nxënës.
“Nxënësve të arsimit fillor, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do t’u ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarësh, me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogarinë e transaksioneve në ndonjë bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre”, raportojnë nga BP.

Për temën “Kursej për dëshirat e mija, kursej për ardhmërinë time” do të ndahen 12 çmime për nxënësit e shkollave fillore: 3 çmime për krijim më të mirë letrar (poezi për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të), 3 çmime për krijim më të mirë artistik (vizatim/vizatim dixhital për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-t), 3 çmime për krijim më të mirë letrar (tregim për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të) dhe 3 çmime për krijim më të mirë artistik (vizatim/vizatim dixhital për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të)

“Për 3 punimet më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm do të ndahet shpërblim në para në shumë prej 6.000,00 denarësh me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogari të transaksionit në ndonjërën prej bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre”, raportojnë nga BP.

Për nxënësit e shkollave të mesme që garojnë me ese jo më të gjatë se 1.800 fjale në temën “Kursimi në kohë të mira kundrejt pasigurisë së së ardhmes“, do të ndahen tre çmime.
BP gjithashtu ka publikuar kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në garë, ndërsa sqaroi se Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor në faqen zyrtare të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave./Portalb.mk