Konkursi “Miss World” humb miliona dollarë për shkak të anulimit nga COVID-19

Miss World u anulua në minutën e fundit kur të paktën 23 vajza u infektuan nga COVID-19, duke bërë që organizata të humbasë miliona.

“Ata humbën … milionat e kostos së caktuar për të prodhuar konkursin”, tha një burim i ngjarjes – që gjykon garueset për punën e tyre filantropike, dhe jo për atë se si duken ato me bikini.Kostoja e prodhimit është rreth 5 milionë dollarë. Konkursi ishte caktuar të zhvillohej më 16 dhjetor në Porto Riko, por u anulua vetëm disa orë para shfaqjes, shkruan Page Six.

“Siguria e të gjithë të përfshirëve duhej të ishte parësore, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë”, tha një përfaqësues i konkursit.

Sipas raporteve , 23 nga 97 garuesit rezultuan pozitiv së bashku me të paktën 15 anëtarë të stafit.

COVID-19 nuk ishte problemi i vetëm për konkursin e bukurisë gjatë javës para datës së transmetimit, ata kishin probleme edhe me energjinë elektrike.“Gjithçka shtyhej vazhdimisht sepse rryma e hotelit vazhdonte të fikej dhe ata nuk kishin një gjenerator. Ngjarjet u vonuan disa orë sepse vajzat kishin nevojë të bënin flokët dhe grimin dhe kishin nevojë për energji elektrike”, tha një përfaqësues.

Shfaqja, të cilën më parë e kishin fituar edhe Halle Berry dhe Lynda Carter, tani është riplanifikuar për t’u mbajtur në Puerto Rico më 16 mars.

“Ne jemi të sigurt se ngjarja do të jetë një sukses i madh në mars dhe falenderojmë të gjithë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre”, tha përfaqësuesi i shfaqjes.