Konkurs për zgjedhjen e komunës më ekologjike për vitin 2020

Kompania për grumbullimin dhe menaxhimin me mbeturina ambalazhi Pakomak, në bashkëpunim me Bankën Shparkase, ndërsa në organizim të Institutit Ballkan Eko, organizon konkurs për zgjedhje të komunës më ekologjike për vitin 2020. Regjistrimi për konkursin tashmë ka filluar, ndërsa komunat mund ta dërgojnë aplikacionin e tyre në ueb-faqen e Pakomak.

Të drejtë të pjesëmarrjes në konkurs për komunën më ekologjike kanë të gjitha komunat në vend (urbane dhe rurale) të cilat do ta prezantojnë punën ekologjike-shoqërore të realizuar gjatë vitit të kaluar 2020. Komunat të cilat duan ta mbajnë titullin Komuna më ekologjike mund të regjistrohen duke e plotësuar aplikacionin i cili është publikuar në ueb-faqen www.pakomak.com.mk.

Zgjedhja finale e komunës më ekologjike do të bëhet sipas suksesit në realizimin e kritereve të përcaktuara më parë të cilat i shënoi Pakomak. Një pjesë e kritereve janë sasi të mbeturinave të grumbulluara të selektuara nga paketimi, nga amvisëritë, subjektet afariste dhe shkollat. Merret parasysh secila mbeturinë që përfaqëson lëndë sekondare (plastikë, letër, qelq, kanaçe, metal, mbeturina elektronike dhe elektrike…), Numri i kontejnerëve të rinj për selektim të mbeturinave të vendosura në hapësirat publike, në komunë për periudhën 01-12.2020 dhe numrit ë shtuar të kontejnerëve për selektim të mbeturinave të vendosura në hapësirat publike para kësaj periudhe, si dhe numër të eko-kafeneve dhe restoranteve në komunat të cilat selektojnë ambalazh në qelq si mbeturinë e paketimit nga objektet e njëjta.

Në kriteret bëjnë pjesë edhe vlera e mjeteve në buxhetin e komunës, të parapara për ekologji 2020 dhe vlera e mjeteve të shpenzuara në projekte nga mjedisi jetësor nga buxheti i komunës, projektet e realizuara ekologjike në vitin vijues në lidhje me mbeturinat dhe trajtimin e tyre në komunën tuaj, në të gjitha rajonet e tjera , mbrojtje të ujërave, ajrit dhe tokës, numrit të drunje të sapombjellur në komunë, hapësirat e gjelbra të rregulluara në komunë.

Fushatat publike të cilat i zbaton komuna për përforcimin e vetëdijes publike për rëndësinë e selektimit të mbeturinave dhe çështje të tjera nga mbrojtja e mjedisit jetësor, aksione ekologjike për pastrimin e deponive të jashtëligjshme në komunë në vitin vijues, si dhe kontrollet e rregullta inspektuese dhe përmbushjen e kushteve të nevojshme për punë të ndotësve të mëdhenj në territorin e komunës, janë gjithashtu kriteret për zgjedhje.
Komunën e cila pas votimit të jurisë së komisionit do të zgjidhet si komuna më ekologjike për vitin 2020, Pakomak do ta shpërblejë me ndërtimin e këndit për lodra për fëmijë të bërë nga materiale ekologjike.
Afati për dërgimin e aplikacionit për pjesëmarrje është deri më 31 gusht të vitit 2021. Aplikacioni duhet të dorëzohet në formë elektronike në e-adresën: : [email protected].