Konkuroi për drejtor të Teatrit turk, kërcënohet me përjashtim nga puna (VIDEO)

“Më kërcënojnë se do të më përjashtojnë nga Teatri turk i Shkupit mua dhe të gjithë tjerë që kanë mendim ndryshe në teatër…” Pjesëmarrja në konkursin e fundit për zgjedhje të drejtorit të teatrit turk do ti kushtonte më pas me presion e revanshizëm në punë. Kështu rrëfehet aktori në teatrin turk në Shkup, Edin Jakupovik. E gjithë kjo sipas tij po nga muaji mars pasi në konkursin e fundit së bashku me drejtoreshën akutale kishin konkurruar që të dy.

“Problemi filloi në muajin mars, kur kishte konkurs të hapur nga Ministria e Kulturës për zgjedhje të drejtorit të teatrit turk në Shkup, në atë konkurs u paraqita edhe unë dhe një person tjetër e cila është veç më zgjedhur Ajlin Emin si drejtor i këtij teatri, e cila mund të garantoj se nuk ka përvojë punë në sferën e kulturës” – tha Edin Jakupovik, aktor në teatrik turk në Shkup. Edini shprehet se ajo që e bën të flas publikisht dhe të kërkoj ndihmë nga institucionet kompetente është arroganca dhe revanshizmi që drejtoresha bën gjithmonë ndaj atyre që kanë mendim ndryshe.

“Presioni i parë është për momentin sepse për zgjedhjen e drejtorit në teatrin turk në Shkup duhet të kesh të paktën 5 vjet përvojë pune, do t’ju tregoj dokumentet do t’i dërgoj në redaksi sepse kam paraqitur edhe një kallëzim përkatës në prokurori, i cili vazhdon. Ajo që më bën të flas publikisht dhe të kërkoj ndihmë nga institucionet kompetente është arroganca dhe revanshizmi që drejtorja bën gjithmonë ndaj atyre që kanë mendim ndryshe apo atyre që kanë qëndrim të ndryshëm nga drejtori” – tha Edin Jakupovik, aktor në teatrik turk në Shkup.

Në lidhje me këtë çështje, Tv Klan Maqedoni kontaktoi drejtoreshën e drejtoreshen e teatrit turk Ajlin Emin, por e njëjta u shpreh se nuk dëshiron të prononcohet para kamerave dhe se për rastin në fjalë se institucionet po kryejnë punën e tyre. /KlanMacedonia/