Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka deklaruar se është kundër formimit të Gjykatës Speciale, pasi që siç ka thënë ai, Kosovës po i bëhet dëm i jashtëzakonshëm.
Në RTK, Konjufca ka thënë se Kurti, sipas tij, gjithmonë ka mbrojtur UÇK-në.
“Kur ka fol Albin Kurti me Thaçin për Specialen, ka thënë se po bëni gabim që po e çoni me e votua këtë gjykatë, sepse kështu po e bëni një dëm të jashtëzakonshëm UÇK-së. Interpretimi i Thaçit ka qenë se duhet të pastrohemi, ai e qitke në njëfarë mënyrë se s’kemi qare. E për më tepër vazhdojke me thënë se këtë gjykatë e krijon OKB-ja. Këto pra kanë qenë”, ka thënë Konjufca.