Konjufca: “Serbia ka përqëllim destablizimin në veri të Kosovës, faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se Kosova me Republikën e Maqedonisë së Veriut ndan qëllime të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike, ai me këtë raste nënvizoi aderimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë. 13 vjet prej kur RMV-ja ka njohur shtetin tonë dhe prej atëherë në çdo fushë mes dy vendeve tona është thelluar vazhdimisht bashkëpunimi. Kjo miqësi mes dy shteteve tona nuk është vetëm formale dhe institucionale por ka të bëj me lidhshmërinë e popujve tanë nga dimensioni historik, kulturor dhe lidhje të shumta familjare.

Konjufca foli edhe për tensionet në veriun e Kosovës, ku tha se Serbia po ju jep mbështetje grupeve kriminale serbe dhe se ato persona janë në listën e zezë të SHBA-ve, tani edhe Britanisë së Madhe dhe shpresojë që së shpejti të jenë edhe në listën e zezë të BE-së.

Konjufca tha se nuk do të lejojnë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të udhëheq me këto grupe në veri të Kosovës. I pyetur se çka nëse eskalon situata në veri të Kosovës, Konjufca tha se qëllimi i Serbisë është eskalimi, ndërsa ke ne është e kundërta nuk duam eskalim. Konjufca kërkoi që faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm për atë se çka po ndodh në veri.