Konjufca në Hagë, takon sot Thaçin e Veselin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, po qëndron për vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim. Konjufca do të vazhdoj sot vizitat ku do të takojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatës së shtunës, Konjufca ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën. Konjufca, është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim. Lidhur me këtë vizitë, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër sesi po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ishte shprehur Konjufca ditë më pare.