Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit.
Ai ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.
“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Konjufca në platformë X.