Konjufca: Bashkëpunojmë vetëm me Vjosa Osmanin

Nënkryetari i i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen gjatë muajit janar ose në fillim të shkurtit do të bashkëpunojnë vetëm me Vjosa Osmanin. Ndërsa siç ka thënë ai partitë e PLAN-it, siç janë PDK, LDK, AAK, Nisma, nuk janë në planin e tyre.

Konjufca ka thënë se për dallim prej vitit 2019 kur VV-ja preferonte një koalicion me LDK-në, këtë vit kanë vendosur të sillen më ndryshe, kjo për siç tha ai “besimit të humbur”.
Këto komente Konjufca i bëri në RTV Dukagjini, ku u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme synojnë fitore bindëse.