“Të zgjidhet kontesti bilateral mes Sofjes dhe Shkupit që të mundet Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit”, me një kërkesë të këtillë kongresmen nga Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të ShBA-së i janë drejtuar ambasadorit bullgar në Uashington Tihomir Stojçev.“Shpresojmë se do t’i lini anash dallimet dhe do të mbështesni integrim të plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e grupit dypartiak të kongresit drejtuar ambasadorit Stojçev.
Përkrah asaj që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kushtet që të fillojnë negociatat qasëse me Bashkimin Evropian, theksohet në letër, mbetet kontesti mes shtetit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut, që i pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i fillojnë ato negociata.Sipas kongresmenëve, prolongimi i mëtejmë i progresit në Shkup dhe në Tiranë drejt BE-së do të ngrit dyshime ndaj synimeve të liderëve perëndimor dhe do të hap derë për ndikimit politike antiperëndimore në rajoj, konkretisht nga Kina dhe nga Rusia.
“Besoj se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është e rëndësisë kyçe për paqen shumëvjeçare dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për gjithë bashkësinë transatlantike”, theksohet në letrën nga kongresmenët amerikanë.Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.
Megjithatë Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.