Kongresi i Hebrenjëve i dërgon letër falemnderuese Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër falënderuese nga Kongresi Botëror i Hebrenjeve, saktësisht nga i pari i tyre Robert Singer.Haradinaj ka publikuar letrën falënderuese në Facebook, duke thënë se ndihet i nderuar me letrën që ka marrë.
Kjo pasi Haradinaj i kishte mirëpritur javën e kaluar në Prishtinë një delegacion të Kongresit Botëror të Hebrenjve.
Statusi i plotë i HaradinajtI nderuar me letrën falënderuese nga Robert Singer për pritjen institucionale që i bëmë delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve javën e kaluar. Falënderimi i këtij komuniteti për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e vlerave njerëzore gjatë kohës së Holokaustit është dëshmi e parimeve tona tradicionale