Kongresi amerikan 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën


Udhëheqësit e Kongresit të SHBA kanë arritur një marrëveshje dypartiake për të siguruar 13.6 miliardë dollarë (10.3 miliardë £) për Ukrainën.

Financimi do t’i bashkëngjitet një pakete të gjerë shpenzimesh qeveritare që pritet të kalojë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Madhësia e paketës së Ukrainës është dukshëm më e lartë se ajo që kishte kërkuar Shtëpia e Bardhë.

Përafërsisht gjysma e parave do të shkojnë për ndihma humanitare dhe ekonomike, ndërsa gjysma tjetër do të ndihmojë mbrojtjen e Ukrainës dhe vendeve fqinje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se sapo ka folur me kryetaren demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Kryetaren Nancy Pelosi, për ta falënderuar për mbështetjen.