Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Putin dhe Macron bëjnë thirrje për armëpushim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për ar*mëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre armene, të cilat janë duke luf*tuar rreth rajonit të kontestueshëm të Nagorno Karabakut.

Kremlini tha të enjten se dy presidentët diskutuan përmes telefonit përpjekjet diplomatike për të shtensionuar situatën.
“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bëjnë thirrje palëve luf*tuese që të zbatojnë një ar*mëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, të ulin ten*sionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Luf*timet në Nagorno Karabak – më të rëndat në vitet e fundit – kanë nisur fundjavën e kaluar.
Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë.
Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga ar*menët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një lu*ftë për te*rritorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vr*arë.
Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luf*timet e fundit.
Forcat e Azerbajxhanit dhe ato ar*mene u zotuan se do t’i vazhdojnë luf*timet, duke rritur shqetësimet për një lu*ftë në shkallë të plotë.