Kanë dalë detaje të reja nga anija e cila është ‘arratisur’ në mesnatë nga porti i Durrësit.
Fax News raporton se anija, e cila ishte me ngarkesë kripe, ka qenë me flamurin e Sierra Leones
Sipas burimeve ka patur konflikt për mall të përzier me qymyr (kripë dhe qymyr).
Pas kësaj anija e quajtur ‘Sea Scaner’ është larguar pa bërë asnjë procedurë dhe as sinjalizuar.
Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se pas kësaj kanë lajmëruar kapiteneritë e porteve kufitare dhe aktualisht kanë marrë sinjalizimin se është afër brigjeve italiane.
Anija ishte me ngarkesë kripe, dhe pasi kishte shkarkuar rreth 5 mijë e 500 ton, kishte dhe 500 ton për të shkarkuar.