Kon*fiskohen rreth 100 kilogram mar*ihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

Në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë policia gjatë kontrollit në automjetin transportues “MAN”, me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga një shtetas bullgar ka gjetur 102 paketime me ma*rijuanë, të fshehura në një bunker të bërë special.

Nga MPB-ja sot informuan se nëpunësit policorë nga Sektori për polici kr*iminale – Sektori për tregti të paligjshme me dr*ogë, ar*mëve dhe substanca të rre*zikshme nga liria u privua A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dy*shimin për kryerjen e veprës penale “lëshimi i paautorizuar në qarkullim të dr*ogave nar*kotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.

Dr*oga e gjetur nga ana e ekipit mobil dhe Drejtoria Doganore iu dorëzua SPB Strumicë për procedurë të mëtejshme dhe personi u arr*estua në stacionin policor dhe gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal .
Me këtë, thuhet në kumtesën e MPB-së, parandalohet edhe një përpjekje për transport ndërkombëtar të dr*ogës, ndërsa veprimi i fundit i policisë tonë është edhe një dë*shmi se l*ufta kundër kr*imit vazhdon.