Konfiskohen bono thesari 92 milionë dollarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Dogana konfiskoi bono thesari në vlerë prej 92 milion dollarë amerikanë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, doganierët kanë konfiskuar 184 letra me vlerë, secila nga 500 dollarë. Kjo kontrabandë u gjet tek një shtetas turk, i cili ateroi nga fluturimi Stambollit. I dyshuari, pasi nuk deklaroi asgjë për doganë është detektuar nga skaneri që në çantën e tij mban diçka. Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev tha se letrat me vlerë janë një nga instrumentet që kontrabandohen për të bërë pastrim parash.

“Sektori për kontroll dhe hetime menjëherë ndërmori aktivitetet hetuese duke marr në pyetje të dyshuarin, mbledhja e dëshmive plotësuese si dhe informuan dhe u konsultuan me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Interpolin dhe Selek. Sipas depozitave ligjore të Drejtorisë së Doganave dhe Ligjit për Kundërvajtje, drejtoria jonë paraqiti denoncimin përkatës në Gjykatën kompetente,” tha Stefan Bogoev, Drejtor i Doganave.

Drejtori Bogoev tha se hetimi vazhdon me hapjen e hetimit financiar për zbardhjen e plotë të rastit në dëshminë e mashtrimit eventual dhe parandalimin e pastrimit të parave. Nga Drejtoria e Doganave thonë se janë të përkushtuar në parandalimin dhe luftën kundër kontrabandës, krimit financiar dhe tregtisë ilegale. Pas përfundimit të procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Shkup mori aktgjykim, me të cilin janë konfiskuar gjitha bonot e thesarit, kurse personit të dyshuar iu është shqiptuar gjobë në të holla sipas Ligjit për punë me deviza. Letrat me vlerë do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin me Pronat e Konfiskuara. Ky aksion llogaritet të ketë thyer rekordin në llojin e vet për nga vlera e konfiskimit. /alsat.mk