Konfiskohen 31 kilogramë marihuanë në Komoran të Drenasit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 31 kilogramë marihuanë në Drenas, me çrast janë arrestuar dy persona.
Policia thotë se operacioni është ndrmarrë në Komoran të Drenasit, pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:
Policia e Kosovës në luftën e saj për identifikimin dhe parandalimin e dukurisë së posedimit, përdorimit apo shitblerjes së substancave narkotike, përmes zyrtarëve policor të anti-drogës ka realizuar dje një operacion policor me ç ‘rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar (31 kg) tridhjetë e një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Operacioni policor është ndërmarr dje me datë 17.08.2021, në Komoran të Drenasit, pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.