Konfirmohet rasti i ri i gripit të shpendëve në Maqedoni

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari pasdite i mori rezultatet nga ekzaminimet laboratorike të Institutit të Veterinarisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, me të cilat te mostra nga një shpend i egër – kormoran nga rajoni i Shtipit, është konfirmuar prania e sëmundjes të gripit të shpendëve.

Për konfirmimin e këtij nëntipi të llojit të virusit, i cili nuk është zbuluar në fermë, por te një shpend i egër i ngordhur që u gjet në natyrë, do të kryhen ekzaminime laboratorike shtesë.

Raport për dyshim të rastit, AUV mori më 18 shkurt, kur nga ana e Shoqatës së Veterinarisë nga Shtipi, mostra nga shpendi i egër është dërguar për ekzaminim laboratorik në Fakultetin për Mjekësi Veterinare – Shkup.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përgatit një zgjidhje, me të cilën do të zbatohen masa përkatëse për mbrojtje nga përhapja e virusit dhe vënin e tij nën kontroll, përfshirë edhe inspektime shtesë të fermave dhe regjistrim të shpendëve në ferma.