Konfirmohet lloji britanik i virusit edhe tek pacienti i dytë nga Manastiri

Lloji britanik i virusit është zbuluar edhe tek pacienti i dytë nga Manastiri, i cili u kthye nga Zanzibari para disa ditëve, njoftoi këtë pasdite Ministria e Shëndetësisë.
Në komunikatë thuhet se sipas analizës së bërë sot nga ASHAM-i, është zbuluar prania e llojit britanik të virusit SarsKov2.

Edhe tek pacienti i parë, i cili së bashku me dytin kanë udhëtuar në Zanzibar është detektuar lloji britanik i virusit. Të dy pacientët janë shtruar në spital menjëherë pasi i kanë marrë simptomat e para.
Komisioni për Sëmundje Infektive dje propozoi karantinë të detyrueshme 14-ditore shtëpiake për njerëzit që vijnë nga të gjitha vendet afrikane.