Kancelarja Angela Merkel kishte paralajmëruar për rrezikun e shkallës së riprodhimit të koronavirusit në Gjermani.
Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është rritur në 1, duke u afruar në paralajmërimin e kancelares Angela Merkel se duhet të qëndrojë nën të në mënyrë që vendi të vazhdojë betejën kundër mundësisë së rikthimit të COVID-19, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.Mesatarisht, një person i infektuar me COVID-19 po infekton një person tjetër, sipas qendrës së vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch. Kjo vjen nga një normë riprodhimi prej 0.9 një javë më parë dhe 0.7 një javë më parë.