Konferencë/ Vitia do të takohet me myftiun Tërnava për të vendosur nëse do të falet nesër namazi i xhumasë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se sot do të takohen me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës për të vendosur nëse do të ndalet falja e Xhumasë nesër nëpër xhamia, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
Për këtë Vitia ka folur në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur sot për të diskutuar rreth koronavirusit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendi t’i ndalojë tubimet publike për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit, por akoma nuk është vendosur nëse komunitetit mysliman në Kosovë do ta falin namazin e Xhumasë këtë të premte.

“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia.
Ndwrsa, ministri i Infrastrukës së Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim t’i pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga shteti i Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe Italisë.