Konferenca ndërqeveritare, Dimitrov paralajmëron angazhim shtesë të Presidencës portugeze

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në paraqitjen e tij të sotme në sallën “Boris Trajkovski” njoftoi se ditëve në vijim pritet angazhim shtesë i Presidencës portugeze me BE-në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, transmeton Alsat. Dimitrov tha se problemi me Bullgarinë si dhe qeveria teknike në Sofje paraqet problem, por që sipas tij `nuk duhet të humbasim shpresën` dhe se nuk kemi luksin të që heqim dorë.

“Këto ditë presim angazhim shtesë të presidencës Portugeze, që edhe pse nuk është afër me Ballkanin, ka shumë dëshirë dhe vullnet që të mbërrijmë disi deri tek ky sukses i përbashkët dhe kanë interes që të përfundojnë punën e nisur nga Presidenca gjermane. Për arsye se prej atje nuk janë njoftuar aktivitetet, mendoj se nuk duhet të hyj në detaje, por publiku duhet ta dijë që presim angazhim të përforcuar të Presidencës portugeze. Këto ditë do të ketë takime”, tha mes tjerash ministri Dimitrov.