Kondovë: “Thirrje banorëve të mos e dëmtojnë sinjalizimin e trenave”

Kështu kalon treni para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit. Pa sinjalizim dhe pa traun mbrojtës. Për këtë shkak kanë ndodhur edhe aksidente rrëfejnë banorët që kanë qenë dëshmitar të ngjarjeve.

“Shumë është e rrezikshme, kalojnë gjatë gjithë kohës automjete. Një herë kur kishte aksident vetura e cila u aksidentua me trenin u përplas në oborrin tonë. Kishte të lënduar ishte katastrofë. Kjo ka ndodhur para tre viteve”, thotë një banor.
“Pasi punoj si taksist kaloj çdo 10-15 minuta ashtu e kemi lëvizjen”

A ndaleni çdoherë që ta shihni a kalon treni?
“Por kot që ndalemi pasi sinjalizimi nuk punon dhe është shumë rrezik”, thotë një taksist.
“Shumë është e rrezikshme. Këtu duhet të vendosen rampa. Sinjalizimi sa kohë nuk punon dhe a ka pasur aksiednte? Po ndodhin”, thotë qytetari.

“Shpesh herë nuk punon sinjalizimi. Jo vetëm këtu por edhe në Rashçe dhe Radushë”, thotë një banor i kësaj ane.
“Është e rrezikshme. Por edhe me vetura vozitet shpejtë, aty lartë i kanë shkel disa fëmijë. S’ka shtet. Kontrolla nuk ka fare, vidhet”, thotë qytetari.

Kontaktuam drejtorin e NP “Hekurudha Inftrastruktura”, Hari Llokvenec i cili tha që disa herë e kanë rregulluar sinjalizimin por banorët po e dëmtojnë. U bëri apel qytetarëve që mos të vjedhin pjesë që po e dëmtojnë sinjalizimin.

Sinjalizimi do të rregullohet menjëherë për disa orë. Ndërsa në fillim të vitit 2023 do të vendosim rampa. U bëj apel qytetarëve që mos ta dëmtojnë sinjalizimin. Kanë ndodhur disa raste ku qytetarët kanë vjedhur pjesë ku pastaj është ndalur edhe sinjalizimi. Këtë e kam bërë edhe përmes hoxhallarëve ku kam kërkuar që tu ligjerojnë banorëve që mos t’i dëmtojnë hekurudhat”, u shpreh Hari Llokvenec, Drejtor i NP Hekurudha Infrastruktura.

E reagimi ka qenë i menjëhershëm pasi ekipet kishin ardhur ta rregullojnë sinjalistikën. Për momentin në këtë vendkalim kalojnë vetëm trenat që bëjnë transportin e mallrave. Treni që bartë qytetarët e që kalon në këtë vendkalim është prishur. Ndërsa për këtë nga NP Hekurudha Transporti informojnë që së shpejti do ta lëshohet treni për në Kërçovë.