Kondovë: Sinjalistika në hekurudhë, 3 ditë nuk pushon zëri gjithashtu rrezik edhe për banorët! (VIDEO)


Sot numërohen tre ditë të plota që pa ndërprerë alarmi i sinjalistikës në fshatin Kondovë ka bllokuar, me ç’rast drita e kuqe qëndron e ndezur dhe alarmi i sinjalistikës punon papaushim. E gjithë kjo zhurmë shqetëson pafund banorët.

Të revoltuar banorët kanë denoncuar rastin në Pa Censurë dhe kanë kërkuar që të bëhet publik problemi i tyre.

Pa Censurë pyeti deri tek ndërmarrja publike Hekurudhat e Maqedonisë por përgjigja e tyre ishte se, së shpejti do të rregullohet ky defekt.

Banorët e fshatit Kondovë që janë me banim afër hekurudhave thotë se sinjalistika e bllokuar gjithashtu përbën rrezik për kalimin e veturave, pasi sipas tyre veturat nuk kanë orientim dhe kalojnë të gjithë nëpërmjet rrezikut për të përfunduar të përplasur nga treni i cili kalon në çdo 30 minuta.

Kujtojmë se një rast tragjik ndodhi katër muaj më parë, si pasojë e mungesës së funksionimit të sinjalistikës, treni aksidentoi për vdekje katër persona, pasi goditi veturën në fshatin Ramali të Kumanovës./Pa Censurë