Kondarko: Derkoski ndryshe nënshkruan ndryshe flet, afatet do t’i konfirmojë Qeveria

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka dorëzuar mendim presidentit Stevo Pendarovski në lidhje me procesin zgjedhor dhe kornizën kohore, e cila është e nevojshme për atë, në të cilën është potencuar se KSHZ konsideron se nevojitet Qeveria të sjellë dekret të ri me fuqi ligjore dhe të përshkruajë afate të reja për Listën zgjedhore dhe për pasqyrën në të. Ai dekret, qëndron në mendimin e KSHZ-së, duhet të përshtatet me fazën e tanishme në të cilën gjenden zgjedhjet”.

Këtë sot për AIM e deklaroi anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko, i cili përmendi se mendimi veçmë është dorëzuar, në të nënshkrim ka vendosur kryetari i Komisionit Oliver Derkoski, por megjithatë ai sot ka dhënë deklaratë, e cila nuk përputhet me atë që e ka nënshkruar paraprakisht.

“As kryetari, as anëtarët e KSHZ-së nuk kanë autorizim ligjor të tregojnë sipas cilave afate do të zbatohen veprimet për Listën zgjedhore dhe për inspektimin publik. KSHZ nuk është organ ligjdhënës dhe pikërisht për atë në përgjigjen e presidentit të shtetit, të nënshkruar nga kryetari i KSHZ-së konsideron se Qeveria duhet të sjellë dekret të ri dhe të caktojë afate të reja për Listën Zgjedhore dhe për inspektimin dhe ai dekret të përshtatet me fazën e tanishme në të cilën gjenden zgjedhjet”, thotë Kondarko.

“Nuk është e saktë kërkesa e Derkoskit për 45 ditë të reja për inspektimin publik dhe listën. Me përdorimit e dispozitave aktuale Derkoski përgënjeshtrohet vetë sepse në shkrimin deri te presidenti i shtetit KSHZ kërkon nga Qeveria të përcaktohen afate të reja për këto veprime, të cilat është e logjikshme të jenë më të shkurtra”, shton Kondarko.

Kryetari i KSHZ-së paraprakisht në deklaratë për një pjesë të mediave tha se Lista zgjedhore duhet të kalojë nëpër procedurën e njëjtë të spastrimit dhe se ajo procedurë, së bashku me fushatën zgjedhore, zgjat 45-50 ditë.

Sipas dekretit të Qeverisë nga data 22 mars, me të cilën veprimet zgjedhore ishin ndërprerë për shkak të koronakrizës, përgatitjet vazhdojnë një ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.