Komuniteti LGBT Shkup/ Më 22 qershor Parada e 5-të e Krenarisë në Shkup!

Me moton “Të padëgjueshëm spektakolar” më 22 qershor në Shkup do të mbahet Parada e Pestë e Krenarisë. Organizatorët kanë paralajmëruar se marshi i protestës rrugëve të Shkupit do të zhvillohet nëpër të njëjtin destinacion dhe presin nivel të lartë të sigurisë.

Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, ka potencuar se ende nuk kanë komunikim zyrtar me MPB-në dhe presin nga garnitura e re e Qeverisë të dëshmojë se ky shtet ka kapacitete demokratike.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë periudhës së ardhshme do ta ndjekin gjuhën e urrejtjes dhe do t`I alarmojnë autoritetet.

Ndryshe, deri tani në Shkup janë mbajtur katër Parada të Krenarisë të komunitetit LGBT. Sipas organizatorëve të gjithë kanë kaluar në mënyrë dinjitoze dhe pa incidente.