KOMUNIKATË – Përzierje flagrante e politikës në futboll


Nga konferenca për shtyp e mbajtur me datë 18.02.2020 në Tetovë

LFK Tetovë më datë 18 shkurt kishte caktuar Kuvendin Zgjedhor në bazë të statutit dhe kërkesës nga FFM që parasheh për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Ne si LFK Tetovë, duke u bazuar në statutin e LFK Tetovë bëmë gjitha përgatitjet që më datë 18 të organizohen këto zgjedhje të lira dhe demokratike. Por më datë 17 shkurt nga Regjistri Qendror i RM-së dhe Komisionit për Ankimim na marrin të drejtën legjitime të fituar pas dy viteve endje në gjykata dhe vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkallës së Dytë nuk e respekton i njejti organ.

Që të jetë situata më tragjike, si kryetar i LFK Tetovë përsëri kthehet person i cili nga viti 2016 është me mandat të skaduar, pa shtuar faktin se i njejti ishte edhe i suspenduar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
Nga kjo situatë që ndodh me LFK Tetovë, përsëritet për herë të dytë që lidhja jonë pamundësohet të merr pjesë në Kuvendin e Zgjedhor të Federatë së Futbollit të Maqedonisë me ndihmën e personit të njejtë dhe politikës nën përkrahje të partisë maqedonase në pushtet.

Njoftojmë opinionin se si pasojë e këtyre veprimeve dhe shkeljeve ligjore ne kemi bërë ankesë ndaj të njejtit komision me faktet që i posedojmë si:
-Vendimi i Gjyqit Administrativ të datës 17.01.2019;
-Vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative të datës 14.10.2020, si dhe;
-Vendimin e Regjistrit Qendrorë të RM-së të datës 21.01.2021.