Komunikacioni në rrugën Veles – Shtip pasdite po zhvillohet në mënyrë alternative për shkak të aksidentit afër fshatit Mamutçevë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Aksidenti ka ndodhur sot pasdite rreth orës 13.20 në dalje të fshatit Mamutçevë të Velesit. Janë përplasur një kamion dhe një autobus i cili ka transportuar punëtorë nga Velesi. Janë të lënduar 20 punëtorë. Të gjithë janë kontrolluar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Tek tetë persona janë konfirmuar lëndime më të lehta trupore dhe të njëjtët janë hospotalizuar, ndërsa tek të tjerët pas ndihmës së dhënë mjekësore në ambulancën e spitalit janë dërguar në mjekim shtëpiak.