Komuna e Tetovës njofton qytetarët për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq

Komuna e Tetovës përmes facebookut njofton për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

“Lidhur me dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi komunën tonë, ju njoftojmë se të gjithë qytetarët që kanë dëme mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmeve në Komunën e Tetovës. Ata duhet të marrin një kërkesë dhe ta dorëzojnë të plotësuar në arkivin e komunës.

Qytetari duhet të paraqesë:
* Fletëpronësinë/prova e pronësisë
* Fotografi të ndërtesës së dëmtuar
* Kopje e kartës së identitetit
* Kopje e llogarisë së transaksionit

Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të Komisionit, ato do të dërgohen për miratim në Këshillin e Komunës së Tetovës”, thuhet në kumtesën e komunës së Tetovs.