Komuna e Tetovës nis aksionin për prishjen e ndërtimëve pa leje

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se inspektorati komunal, ka filluar me prishjen e objekteve pa leje në “Kodër të Diellit”. Sipas Kasamit, ky aksion është në të mirën e përgjithshme, duke apeluar deri tek të gjithë qytetarët kur të ndërtojnë, të ndërtojnë sipas ligjeve dhe konform rregullorëve për ndërtim.

Ja postimi i Kasamit:
“REND, SIGURI dhe LIGJ
U zotuam që para marrjes së mandatit, se do ta ç’lirojmë qytetin nga uzurpatorët të cilët kanë uzurpuar hapësirat publike, thuajse në çdo pjesë të qytetit. Andaj, sot në Kodër të Diellit, Inspektoriati komunal ka kryer aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke vazhduar me prishjen e ndërtimeve pa leje e që kanë dhënë një pamje të keqe kësaj zone, pra qendrës turistike.

Komuna e Tetovës nuk do të kursej askënd. Ligji do të vlejë për të gjithë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje e as uzurpimet e hapësirave publike. Qyteti është i të gjithëve e jo vetëm i të fortëve. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që ndërtimet e tyre t’i ndërtojnë sipas gjitha procedurave, konform ligjeve dhe rregullorëve.
Aksioni vazhdon! 💪🏻
#përTETOVËNtonë ❤️”, ka përfunduar Kasami.