Komuna e Tetovës me njoftim të rëndësishëm

Duke filluar nga sot për dhjetë ditë me radhë në bulevardin e Ilindenit në Tetovë do të bëhet shënimi i sinjalistikës.

Komuna e Tetovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët dhe pronarët e objekteve afariste. Ata kërkojnë që qytetarët të jenë të përgjegjshëm me makinat e tyre dhe të mos i parkojnë në pjesën anësore të rrugëve.

“Të nderuar qytetarë! Me qëllim fillimin e funksionimit normal të transportit publik në Tetovë, prej sot 31.03.2021 ora 19:00 dhe 10 ditët në vijim është paraparë shënimi i sinjalistikës së komunikacionit përgjatë bulevardit të Ilindenit, prej te Gjykata Themelore në Tetovë deri te UEJL. Andaj kërkojmë nga banorët dhe pronarët e objekteve afariste që në kohën përderisa zgjat shënimi i sinjalizimit horizontal në bulevardin e Ilindenit, të MOS i parkojnë automjetet e tyre në pjesët anësore të këtij bulevardi!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.