Komuna e Tetovës: “Çdo terren është i mbuluar plotësisht për pastrimin e dëborës”

Komuna e Tetovës ka njoftuar se NPK Tetova në kuadër të mundësive dhe maqinerisë që disponon është vënë në dispozicion të plotë për pastrimin e rrugëve nga rreshjet e borës në Komunën e Tetovës.

Çdo terren është i mbuluar plotësisht me maqineritë e nevojshme, ndërsa kncentrimi më i madh i potencialit tonë është në rrugët që lidhin qytetin dhe fshatrat e Malësisë së Tetovës.
Deri më tani është pastruar çdo rrugë, kurse faza e dytë vazhdon edhe me largimin e borës me qëllim zgjerimin errugeve për qarkullim të lirë të automjeteve. Kurse pas orës 15:00 do të fillohet edhe me hudhjen e kripës. Për momentin disponojmë me afërsisht 500 ton kripë dhe 3000 ton metër kub zall.

Normalisht që do ishte më e lehtë që të menaxhohej gjithë situata nësë gjatë ditës së djeshme Këshilli Komunal do të miratonte konkluzën për të kaluar te NPK gjithë kompetencat për këtë çështje, por pavarsisht kësaj ne po bëjmë maksimumin për të zgjidhur problemin në fjalë, është shkruan në njoftimin e Komunës së Tetovës!