Komuna e Tearcës, vatër e re e Covid-19


Komuna e Tearcës është shndërruar në vatër të virusit Korona. Sipas të dhënave të fundit mbi 50 për qind e të infektuarve janë në fshatin Tearcë, ndërsa situata kritike është edhe në fshatin Sllatinë. Jasminka Bogdanovska e cila ka arritur ta mposhtë virusin Korona thekson se nuk ishte lehtë për të dhe familjen e saj periudha e kurimit.

“Unë jam në mesin e të parëve nëse jo edhe e para që doli pozitive me virusin korona në komunën e Tearcës, dua t`iu them gjithëve që virusi ekziston dhe është real disa e kalojnë pa simptoma sikurse unë pra unë kalova lehtë por besoni kjo nuk ndodhi me burrin tim. Burri im përfundoi në klinikën infektive në Shkup. Lutja ime tek të gjithë është që t’i respektojnë rekomandimet që ta mbrojnë veten dhe familjen. Jo vetëm për virusin, por edhe golgotën të cilën e kaluam unë dhe familja ime në karantinë, në izolim dhe në shtruarjen në spital të burrit tim- tha Jasminka Bogdanovska.

Kreu i komunës së Tearcës Isen Asani apelon për respektim maksimal të masave.

“Potencova në rastin konkret të familjes sime ku ndërroi jetë e motra ime, dhe në rastin mortor nuk lejova që të ketë pjesëmarrës. Apeloj pikërisht edhe tek klerikët fetar që në raste mortore mos lejojnë të hapin dyer, le t`i kryejnë rritet fetare numër i kufizuar i familjes . ne duhet ti respektojmë këshillat sugjerimet që i japin institucionet përkatëse- deklaroi Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.

Në komunën e Tearcës që nga përhapja e virusit Korona kanë ndërruar jetë 2 persona nga fshati Sllatinë, ndërsa katër fshatra njihen si burim i COVID 19./Bashkim Sulejmani