Komuna e Likovës do të bëhet me kopsht të ri për përkujdesjen e 102 fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska së bashku me Kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi sot nënshkruan Marrëveshje për grant, me të cilën ndahen fonde financiare për ndërtimin e një kopshti të ri në Mateç.

“Kopshti i ri do të jetë me kapacitet për përkujdesje të 102 fëmijëve, të moshës 0 deri 6 vjeç, për ndërtimin dhe pajisjen e së cilës Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka ndarë 50 milion denarë. Si Ministri, jemi të përkushtuar ndaj agjendës sonë, e cila është gjithashtu pjesë e programit qeveritar, ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe zgjerimi atyre ekzistuese”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Ajo theksoi se përveç investimeve në ambientet hapësinore të kopshteve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të investojë në përmirësimin e programeve mësimore dhe aftësive profesionale të punonjësve të tyre.
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi informoi se sipas statistikave zyrtare, në territorin e Likovës jetojnë rreth 2.200 fëmijë nën moshën gjashtë vjeç, si dhe se ndërtimi i këtij kopshti të ri në Mateç është një lëvizje në rrugën e zgjidhjes së kësaj sfide.

Ky grant është pjesë e Komponentit 2 të Projektit të përmirësimit të shërbimeve sociale të zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore. Deri më tani, me fonde përmes këtij projekti, janë riparuar çerdhet në Resnjë dhe Bogovinë, ndërsa në ndërtim dhe rikonstruim e sipër janë edhe tetë kopshte të tjera në Kavadar, Negotinë, Koçani, Strumicë, Probistip, Kriva Pallankë dhe në komunat e Shkupit Kisela Vodë dhe Gjorçe Petrov janë duke u zhvilluar, në të cilat do të ketë përkujdesje edhe për 1.349 fëmijë të tjerë.

Likova është një nga 17 komunat që aplikuan dhe plotësuan kushtet e thirrjes së parë publike për grante për ndërtimin e kopshteve dhe qendrave për zhvillimin e fëmijërisë së hershme. Së shpejti do të publikohet thirrje e re publike për ndarje të granteve për zgjerimin e kopshteve ekzistuese dhe ndërtimin e kopshteve shtesë në të gjithë vendin.