Komuna e Karposhit do të blejë 14 makina për riciklimin e plastikës nga e cila qytetarët do të fitojnë para

Komuna e Karposhit njoftoi se do të blejë 14 makina për riciklimin e plastikës, ndërsa qytetarët për secilën shishe të hedhur aty do të marrin para. Makineri të tilla e para që instaloi ishte Komuna e Qendrës nëntorin e kaluar, përmes një projekti të NP “Parkingjet e Komunës Qendër”.

Nga kabineti i kryetarit të komunës Stefan Bogoev thonë se në një fazë të avancuar është projekti për sigurimin e makinerive për riciklimin e plastikës dhe mekanizmin e mbetjeve të mëdha, brenda thirrjes “BE për komunat”.

“Përveç asaj që qytetarët do të riciklojnë, me këtë projekt edhe do të fitojnë. Gjithashtu, duke pasur parasysh që asgjësimi i mbeturinave të mëdha është një nga problemet kryesore, brenda të njëjtit projekt, parashikohet prokurimi i një kamioni me katër kontejnerë të mëdhenj për mbeturina të mëdha. Synimi i Komunës është që këto kontejnerë të bëjnë rotacion nëpër vendbanime dhe popullata të dijë se në cilat ditë të muajit ata do të jenë në gjendje të hedhin rrë*nojat, orenditë, pjesët e shtëpisë “, thonë nga Komuna e Karposhit.

Komuna njoftoi se këtë pranverë do të rregullohen katër zona publike në parqet e lagjeve dhe do të mbillen 150 pemë me cilësi të lartë.