Komuna e Gostivarit siguron partner privat për deponinë “Rusino”


Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori i kompanisë Waterloo Hastings Energy, Philippe de Beauregard, nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projekteve në nivel lokal dhe rajonal, me theks të veçantë trajtimin e mbetjeve dhe ujërave.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në fushën e zhvillimit ekonomik, krijimin e partneriteteve publike-private, si dhe kujdesi mjedisor dhe trajtimi i mbeturinave dhe ujërave.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në pres–konferencë shprehu kënaqësinë e veçantë për nënshkrimin e memorandumit me një kompani që do të bëjëinvestim në deponinë rajonale të Rusinos.

StictyBanner mes postimeve mobil
“Muajin e ardhshëm do t’i definojmë të gjitha detajet për kontratën për investimin që do të jetë partneritet publiko-privat, ku do të parashihet saktë periudha kohore e implementimit të projektit Shpresoj se do të kemi edhe përkrahjen e qeverisë, sepse ne tashmë e kemi kryer obligimin që kërkohej nga ne, respektivisht të krijojmë partneritet publiko–privat dhe shpresoj se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe kontrata për investim, respektivisht në fillim të muajit shtator, pas përcaktimit të të gjitha detajeve të nevojshme”, deklaroi kryetari Taravari.

Ai nënvizoi se krahas menaxhimi të mbetjeve, do të bëhet edhe riciklimi i tyre si dhe do të prodhohet rrymë elektrike në të njëjtin vend, me çka do të zgjidhet problemi me mbeturinat për gjithë rajonin e Pollogut dhe do të kemi edhe dobi ekonomike nga ky projekt.

Nga ana tjetër, drejtori i kompanisë franceze “Waterloo Hastings Energy”, Philippe de Beauregard, theksoi se kompania e tij është e gatshme për krijimin e partneritetit publiko-privat me Komunën e Gostivarit dhe se investimi në lidhje me këtë projekt gjigant në deponinë Rusino, do të bëhet 100 për qind nga ana e kompanisë së tij.