Komuna e Gazi Babës organizon festë të madhe për ditën e pavarësisë së Maqedonisë

Komuna Gazi Babë njofton opinionin dhe qytetarët se nën përkujdesjen e kryetarit Boban Stefkovski, për nder të 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Komuna e Gazi Babës do të organizojë manifestim të madh muzikor për të shënuar këtë ditë.

Aktiviteti do të mbahet më 7 shtator 2022 (e mërkurë) me fillim nga ora 20:00 në sheshin në lagjen Autokomanda.

Në këtë manifestim do të performojnë: Next Time, Lambe Alabakovski, Bojana Skenderovski dhe Vlatko Miladinovski.

“Ftojmë banorët e komunës së Gazi Babës, qytetit të Shkupit dhe Republikës së Maqedonisë të marrin pjesë në këtë manifestim”, thuhet në njoftimin e komunës së Gazi Babës.