Komuna e Dibrës me apel ndaj qytetarëve të ardhur nga qytetet tjera

Bëj apel te të gjith qytetarët të cilët kan ardhë në komunën e Dibrës nga qytetet tjera të RMV për të kaluar vikendin ose për një qëndrim më të gjatë, të mos dalin në qytet pa nevojë, të mbajnë maska mbrojtëse sidomos në lokale të mbyllura dhe të mbajnë distancën fizike.

Masat preventive të lartëpërmendura janë vendosur për të ndërprerë përhapjen e virusit i cili nuk shihet me sy, është mikroorganizëm i cili vret. Dibra një kohë të gjatë ishte zonë e gjelbërt falë diciplinës së qytetarëve dhe aktiviteteve të shtabit operativ komunal.

Të vazhdojmë që të jemi vigjilent dhe të diciplinuar se vetëm në këtë mënyrë mundemi ta evitojmë këtë të keqe.