Komuna e Aerodromit “vatër” e virusit korona

Komuna e Aerodromit me më së shumti raste aktive me koronavirus në kryeqytet. Shumë qytetarë lëvizin edhe pa maska e duke mos respektuar rekomandimet. Qytetarët e anketuar kërkojnë që autoritetet të marrin masa më të rrepta. “Me ditë të tëra Komuna e Aerodromit është vatër kryesore e shpërndarjes së ‘Kovid 19’ dhe komunë e cila ka për çdo ditë më shumë raste të reja. Megjithatë qytetarët lëvizin lirshëm dhe ka shumë prej atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse siç është mbajtja e maskës. Po ashtu vërehet se në mënyrë më normale punojnë edhe lokalet”.

Qytetarët me të cilët biseduam thonë se mosrespektimi i masave dëshmon papërgjegjësi dhe kulturë të ulët. “Ka tollovi organizojnë ahengje e kështu me radhë”. “Nuk respektohen masat më të tepërmi maska”. “Mendoj se është sjellje e papërgjegjshme e qytetarëve nuk dëshirojnë ti respektojnë masat dhe nuk dëshirojnë të kuptojnë se e gjithë ajo që flitet është në esencë mbrojtja e shëndetit personal dhe mbrojtja e rrethinës dhe familjes tënde”.

“Nuk respektohen masat e rekomanduara mendoj nuk mbahen maska, nuk mbahet distancë. Kjo është arsyeja. Si mund të gjendet zgjidhje për këtë? Po ajo është zgjidhja duhet të punojë vetëdija tek qytetarët gjithë kohës dëgjojmë në media se çka duhet të bëhet dhe si duhet të bëhet. Kjo mendoj se është arsyeja”. Qytetarët kërkojnë që autoritetet të marrin masa më të rrepta. “Unë do të doja masa edhe më të rrepta”. “Autoritetet të bëjnë gjoba më rigoroze”. Në Komunën e Aerodromit aktualisht ka mbi 160 raste aktive me koronavirus.