Komuna Çair me njoftim për regjistrimin e filloristëve në shkollat e saj fillore

Komuna e Çairit njofton se gjatë gjithë muajit Maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit kësaj rradhe në përputhje me protokolet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid 19.

Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm kësaj rradhe mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës. Kjo do të mundësojë shmangien e grupimit nëpër shkolla.

Por, gjithë ky proces mund të realizohet edhe në shkollën përkatëse ku prindit do ti caktohet termini për dorëzimin e dokumenteve dhe realizimin e intervistës. Prezenca fizike për realizimin e intervistës mbetet obligative dhe gjatë realizimit të saj çdo shkollë do të funksionojë sipas termineve të caktuara në të dyja mënyrat e aplikimit.
Apelojmë deri te të gjithë palët e involvuara në procesin e regjistrimit të filloristëve (mësuesit, prindërit, fëmijët, kuadri administrativo – teknik) për vëmendje të madhe gjatë punës në shërbim të mbrojtjes së shëndetit publik! Komuna e Çairit ju dëshiron proces të lehtë dhe të suksesshëm të regjistrimit të fëmijëve tuaj në vatrat e dijes!