Komuna Aerodrom vatër e koronavarisuti, një pjesë e madhe e banorëve nuk respektojnë masat

Komuna e Aerodromit vazhdon të jetë në krye të listës së komunave me më shumë të infektuar me COVID-19. Edhe pse është shndërruar në “vatër” të virusit Korona shumë qytetarë në këtë komunë nuk respektojnë fare masat. Nuk mbajnë maska dhe nuk ruajnë as distancën.

“Ka që nuk besojnë aspak, ka që janë të frikësuar shumë, ka si unë që janë si unë të kujdesshëm, por jo rreptësishtë të kujdesshëm. Nuk u besoj shumë numrave, por pse rritet, sepse e tillë është pandemia, shpejtë infektohen njerëzit por mendoj se nuk janë aq fatale pasojat.”

“Nuk komentoj”
“Gjysma besojnë, gjysma nuk besojnë. Për shkak se jemi të padisiplinuar, ja unë jam dëshmitare tani shkoj të blej maskë. Harrojmë të përdorim maska, distancë nuk mbajmë nuk u përmbahemi rregullave. Populli është fajtor askush nuk është fajtor”.

“Cilat janë vatrat nuk tregojnë, ku saktë, me të vërtetë nuk e dimë, kur do të tregojnë saktë se ku ndodhen ata njerëz mund ta dimë pse është si është. Por nuk jepen të dhëna”.
“Te ne arsye është ajo se nuk u përmbahemi masave, nuk i respektojmë masat kur i propozon Qeveria”.

“Papërgjegjësi e qytetarëve”.
Komuna e Aerodromit tani më një kohë të gjatë ka qindra të infektuar me COVID-19. Pas Aerodromit me më shumë raste aktive janë komuna Qendër dhe Karposhi.