Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në SHBA u zotuan se do të investojnë miliarda dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një sërë su*lmesh të profilit të lartë ndaj kompanive amerikane. Drejtuesit e kompanive Microsoft, Google, Amazon, Apple e të tjera u takuan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden. Biden u tha atyre se ka “shumë punë për t’u bërë” dhe se Qeveria federale nuk mund ta bëjë këtë vetëm. “Ju keni fuqinë, kapacitetin dhe përgjegjësinë për të rritur pragun e sigurisë kibernetike”, tha Biden.
Agjencitë qeveritare dhe kompanitë private në SHBA janë go*ditur këtë vit nga disa su*lme të mëdha kibernetike.
Qindra kompani amerikane janë prekur nga një su*lm që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në maj, ha*kerët kanë su*lmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e su*lmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto su*lme me Rusinë dhe Kinën.
Pas takimit të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliard dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të forcuar sigurinë kibernetike. Google tha se do të shpenzojë 10 miliard dollarë, ndërsa Amazon tha se do t’i bëjë falas trajnimet për siguri kibernetike.