Janë dhjetëra miliona eruo që nga kompanitë e jashtme, përmes ndërtimeve të objekteve në zonat ekonomike të Tetovës, përfundojnë nëpër arkat e firmave të Shtipit, Velesit, e tjera. E kur vjen fjala tek kompanitë vendase të ndërtimit, për të cilat edhe duhet të jetë leverdia e zonave ekonomike, të njëjtat ose rregullojnë vetëm “trotuare e parqe” ose nuk fitojnë asnjë lloj pune nga ana e kompanive që realizojnë punimet.
Si për çudi, edhe pse zonat e lira ekonomike bëhen pikërisht për të pasur leverdi treva ku ato ndërtohen, kjo gjë në Tetovë nuk ndodh. Por leverdia më e madhe me ndërtimin e objekteve të firmave të huaja që locohen në zonën e lirë ekonomike të Tetovës, përfundon tek kompanitë maqedonase të ndërtimit. Edhe pse kanë reaguar disa herë, kompanitë vendore të ndërtimit nuk përfillen as nga Ministria e Ekonomisë e as nga ajo e Financave, ndërsa arsyetimet janë shpesh banale, duke iu dhënë kompanive vendore punimet e lartë përmendura.
I tillë është edhe rasti i fundit me kompaninë gjermane, ndërtimin e fabrikës të së cilës e bën sërish kompani e Maqedonisë lindore, ndërsa kompanitë tona as që mund të marrin erë në këto mjete që sipas dedikimit që kanë zonat ekonomike, do duhej të përfundojnë tek kompanitë vendore të ndërtimit, bashkë me shtimin e numrit të të punësuarve.
Një pronar i një kompani nga Tetova, i cili nuk deshi që të bëj publik identitetin e tij, thotë se, marria më e madhe është se, këto firma maqedonase që përfundojnë duke ndërtuar objektet e fabrikave që ndërtohen në zonat ekonomike në Pollog, kanë dhjetëra të punësuar, për dallim prej kompanive vendore, numri i punëtorëve të të cilave është shpesh më i madh se 150 të atillë dhe kanë një kapacitet të fuqishëm kuadri profesional dhe punonjës ndërtimi.
Që fatkeqësia të jetë edhe më e madh, këto bllokime të kompanive tetovarë të ndërtimit, ndodhin pikërisht në kohë të krizës energjetike dhe asaj ekonomike, kur edhe përkundër zvogëlimit të kapacitetit të punëve, kompanitë gjigante të ndërtimit në Tetovë, nuk lëshuan nga puna asnjë të punësuar.
Në mungesë të kujdesit të Ministrisë së ekonomisë nga bizneseve tetovarë, drejtuesit e kompanive thonë se do reflektoj edhe me lëshime nga puna të shumë punëtorëve në lëmin e ndërtimit, sepse mundësitë për të mbijetuar janë zëri, sidomos kur në vendin tonë, lejohet që, punët ndërtimore në Pollog të vijnë e ti kryejnë kompanitë maqedonase nga Lindja e shtetit,
ndërsa firmave tona të ndërtimit tu jepet punë minore, dhe aq të vogla, në krahasim me investimet gjigante dhjetëra miliona eurosh që bëhen për ndërtimin e firmave të huaja që zgjedhon të ndërtojnë fabrikat në Zonën ekonommike në Tetovë Zhelinë e gjetiu në Pollog.