Kompania EHRLE nga Tetova me vetëiniciativë pastron Tetovën nga mbeturinat …


Kompania e njohur nga Tetova EHRLE me vetëiniciativë ka marrë aksion për pastrimin e qytetit të Tetovës!

Ky aksion vjen si fushatë e kompanisë EHRLE për vetëdijsimin e qytetarëve, ku jemi secili përgjegjës për qytetin konkretisht për hapësirat ku veprojmë!

Puntorët e kompanisë EHRLE bashkë me pronarët në krye gjatë ditës zhvilluan aksionin e pastrimit të qytetit, në disa nga pikat kryesore ku edhe ka fluks më të madh të hudhjes së mbeturinave!

Ne si Pa Censurë përkrahim çdo iniciativë të tillë duke uruar që të shërbej si katalizator për kompanitë e tjera, ku me zhvillimin e aksioneve të tilla do të kemi një qytet më të pastër!