Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së njëzëri vendos për 15 korrikun si datë zgjedhjesh

Komiteti Qendror i partisë opozitare VMRO-DPMNE këtë mbëmje njëzëri solli vendim që të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut, kumtoi kryetari i partisë Hristijan Mickoski.

Dy principet që e sollën 15 korrikun si datë të pranueshme, sipas Mickoskit, janë protokollet shëndetësore për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve si dhe sigurimi për praninë e misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR-së për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve.

“Me siguri shumë njerëz pyesin se pse kishte zvarritje deri në marrëveshjen përfundimtare. Është e thjeshtë. Nuk mundja të pranoj zgjedhje që do të nënkuptonin shkelje mbi jetë njerëzish dhe mbi shëndetin e qytetarëve. Po ashtu nuk mund të pranoj zgjedhje më pak demokratike se të Bellorusisë” u shpreh Mickoski.

Ai shprehet i bindur për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 15 korrikut të cilat tani pret që t’i caktojë Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.