Komiteti i Helsinkit dënon dhunën e protestuesve dhe veprimet e policisë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dënon ashpër incidentet e mbrëmshme gjatë protestave para Kuvendit të Maqedonisë, si dhe gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë të cilat ata kanë vërejtur në rrjetet sociale.

“E drejta e protestës është e garantuar me Kushtetutë për çdo qytetarë të Maqedonisë, por kjo nuk legjitimon thirrjet dhe përdorimin e dhunës. Sipas pikëpamjeve tona, një grup i qytetarëve të cilët ishin pjesë e protestës kanë kryer vepra të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje organeve të realizojnë hetime themelore dhe efektive për veprat e dënueshme”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit gjithashtu dënon përdorimin e hershëm të mjeteve kimike nga ana e policisë drejt qytetarëve të cilët protestuan.

Kjo organizatë ju bën thirrje qytetarëve të cilët mendojnë se janë shkelur të drejtat e tyre, të paraqesin rastet në Komitetin e Helsinkit.