Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut njofton se të dielën më 31 tetor, zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të paraqesin shkelje të të drejtës së votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Komiteti inkurajon qytetarët që mendojnë se u është shkelur e drejta e votës që të denoncojnë rastin në zyrën e Komitetit që ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup ose përmes telefonit 02 3119 073 dhe 072278436″, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
Ata shtojnë se krahas këtyre mënyrave për denoncim, është i mundshëm edhe denoncimi për e-mailit në [email protected], ndërsa denoncimet duhet të përmbajnë arsyetim për shkeljen e të drejtës, vendvotimin dhe kohën.
Qytetarët mund të denoncojnë me të dhënat e tyre ose në mënyrë anonime.