Komiteti Helsinkit: “Burgu i Tetovës në rang me burgjet Europiane”


Suksesi në Burgun e Tetovës nga menaxhmenti udhëheqës pasë raportit të avokatit të popullit përmirësimet në burgun e Tetovës vërtetohen edhe nga raporti i komiteti të Helsinkut, ku ne raportin për burgjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dallohet dhe thuhet me theks të veçantë për përmirësimin e kushteve në Burgun e Tetovës ku me këtë shton motivin e menaxhmentit të vazhdoj me punën për të bërë të pamundurën që një objekt shumë i vjetrurë të shëndrohet një qendër ku të dënuarit do mundë të kalojnë vuajtjen e tyre në kushte njerëzore dhe për tu kthyer pranë familjeve të tyre të risocializuar sepse në jetë çdo kush mundë të gaboj dhe për këtë janë krijuar burgjet të cilat shërbejnë për risocializimin e të dënuarve.

Komiteti Helsinkut ka theksuar renovimin e tërësishëm të fasadës së burgut, krevatët e rinjë, kushtet sanitare nëpër banjo, kushtet në kuzhinë, menya e pasur e ushqimit dhe kujdesi ndaj të dënuarve. Si problem të vetëm komiteti helsinkut në këtë institucion e sheh kapacitetin e tij pasi në të ka dikund mbi 30 persona më shumë se sa kapaciteti. Drejtori Qefali Havzija nënvizon për TS se për momentin vijojnë punimet dhe janë duke u ndëruar të gjitha instalimet elektrike pasi me këtë siç tha ai shmangim edhe ndonjë tragjedi të madhe siç thot ai nga rrjeti elektrik tejet i vjetëruar në këtë institucion.